Zyrtarët e Formula 1 kanë konfirmuar futjen e rregullave të reja në sistemin e rezultateve për sezonin e ri.
Prej këtij viti, një pikë shtesë do t’i takojë ngasësit që regjistron xhiron më të shpejtë në garë.
Megjithatë, ekziston një kufizim – garuesi do të shpërblehet me këtë pikë vetëm nëse kanë përfunduar garën në dhjetë pozitat e para.
Kjo rregull u prezantua për ta bërë sportin më tërheqës dhe për të rritur numrin e shikuesve.
Drejtori i F1, Ross Brawn ka pohuar se të dyja idetë mund të “rrisin kënaqësinë, ndërsa në të njëjtën kohë të ruajnë integritetin e sportit”.
Disa ekipe e kanë kritikuar këtë vendim duke vënë në dukje anët negative, të tilla si rrethi më i shpejtë mund të vendos për titullin e kampionit.
Kujtojmë se nëse ky rregull do të kishte hyrë në fuqi në vitin 2008, Felipe Massa do ta kishte fituar titullin para Lewis Hamiltonit.
Ndryshe, rregulli i ri do të aplikohet për herë të parë në fundjavën e ardhshme (15-17 mars) në Grand Prix Australian. /Telegrafi/