Site icon Telegrafi

Miratohet plani për personat me Aftësi të Kufizuara dhe Shërbimet Sociale në Komunën e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale të Mitrovicës është miratuar plani i veprimit për personat me Aftësi të Kufizuara.

Sipas njoftimit, kjo është një iniciativë nga Down Syndrome dhe Drejtoria për Mirëqenie e që është mbështetur nga UNICEF, në partneritet me USAID, shkruan Telegrafi.

Ky plan ka për qëllim sigurinë e shërbimeve cilësore për individët me aftësi të kufizuara, duke siguruar mbështetje institucionale dhe promovimin e të drejtave të tyre në fusha të ndryshme, përfshirë punësimin, arsimin dhe shërbimet shëndetësore.

“Njëkohësisht, u miratua dhe Plani i Veprimit për Shërbime Sociale dhe Familjare, i mbështetur nga Save the Children Kosova dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky plan fokusohet në forcimin e familjeve, rritjen e aksesit në shërbimet sociale dhe luftimin e dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar të vazhdojë punën në realizimin e këtyre planeve. /Telegrafi/

Exit mobile version