Telegrafi

Miqësore në mes të Kupës së Botës – këtë gjë e bën Franca vetëm 24 orë pas fitores ndaj Australisë dhe triumfon sërish

Franca e filloi mbrojtjen e titullit të kampionit të botës me fitoren ndaj Australisë me rezultat 4-1, por sonte janë rikthyer sërish në fushë për të luajtur një ndeshje miqësore në mes të Kupës së Botës.

Përzgjedhë i Francës, Didier Deschamps, mori një vendim krejtësisht të papritur, ku caktoi për sot një ndeshje miqësore fillimisht ndaj klubit nga Katari, Al Gharaf.

ky klub ka lojtarë të njohur si Yacine Brahimi, Ishak Belfodil dhe Mehdi Tahrat, por që në fund e anuluan takimin.

Pas kësaj ndeshja u caktua ndaj Al-Markhiya, që po ashtu luan në nivelin më të lartë të futbollit në Katar.

13 lojtarë që ishin në banë të martën kundër Australisë (4-1), fituan lehtësisht këtë takim me rezultat 4-0.

Marcus Thuram shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Eduardo Camavinga dhe Jordan Veretout.

Skuadra e Francës ka tre ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e saj të dytë në këtë Botëror kundër Danimarkës (shtunë nga ora 17:00). /Telegrafi/