Telegrafi

Miqësia e Higuitas me Escobarin: Policia më mori vetëm pse isha mik i tij, por unë nuk jam trafikant droge

Ish-portieri i njohur kolumbian, Rene Higuita ka rrëfyer disa nga përvojat e tij me trafikantin më të madh të drogës, Pablo Escobar.

Në një intervistë të dhënë për “Fox Sport”, ish portieri i Kolumbisë ka treguar për një moment kur është arrestuar nga policia, pasi ai akuzohej për fshehjen e vendndodhjes së Escobarit.

Higuita ishte i përfshirë në një program për të kapur trafikantin e drogës Pablo Escobar.

 

“Policia filloi të rrëmbente të gjithë shokët e miqtë e tij dhe më kërcënoi edhe mua, por unë nuk e dija ku ishte”.

“Unë isha mik i tij, por kjo nuk do të thotë që do tregoja edhe po ta dija ku ishte”.

“Si mund të mos jesh mirënjohës për Escobarin për gjithë atë që ka bërë për Kolumbinë, të mos harrojmë se ai ishte edhe kongresist në parlament”, ka thënë Rene Higuita.

Ai tutje shtoi se e mohoi lidhjen që kishte me Escobarin, pasi sipas tij kjo nuk e bën atë trafikant droge.

“Unë jam mik me të gjithëve. Fakti që jam mik i Pablo Escobar nuk do të thotë që unë jam një trafikant droge”.

“Nëse unë dal në foto me një trafikant nuk do të thotë që jam edhe unë i tillë”.

“Nëse dal në foto me Uribe Velez (politikan), nuk do të thotë se unë jam politikan”.

“Unë jam fetar dhe shpesh dal në foto me të krishterë, por nuk do thotë që jam Papa”, ka përfunduar Higuita. /Telegrafi/