Site icon Telegrafi

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione të përziera.

Së pari u përlot teksa në stadium kishte një minutë heshtje për nder të viktimave të sulmit terrorist në Barcelonë.

Por, vetëm dy minuta nga fillimi i ndeshjes dribloi bukur lojtarin kundërshtar duke u duartrokitur nga tifozët.

https://youtu.be/jB6Kce69A-M?t=37

Gjithsesi pas gjithë kësaj ai lëshoi një shans të mirë për gol, duke gjuajtur në shtyllë.

Pak minuta më vonë mysafirët kanë shënuar gol ndaj PSG-së me anë të Max Gradel.

Por, si gjithmonë e bukura vonon dhe braziliani e gjeti golin në minutën e 31-të. /Telegrafi/

Exit mobile version