Erling Haaland do të jetë padyshim një ndër lojtarët më të kërkuar në afatin e ardhshëm të verës, pasi ka shkëlqyer me fanellën e Borussia Dortmund.
Klubet e La Liga si Real Madrid dhe Barcelona, janë ndër skuadrat që e duan më shumë talentin norvegjez.
Për të ardhmen e Haaland ka folur menaxheri Mino Raiola, që ka qenë shumë aktiv në këto javët e fundit në lidhje me këtë çështje, duke u takuar me shumë klube.
“Mund të konfirmoj se isha në Dortmund për takim. Michael Zorc, drejtori sportiv na sqaroi se Borussia e Dortmundit nuk dëshiron ta shesë Haaland këtë verë”.
“E respektoj këtë opinion, por kjo nuk do të thotë automatikisht se edhe unë jam dakord”.
“Borussia Dortmundi ishte shumë e qartë në qëndrimet e saj. Jemi dakord me këtë, nuk ka luftë mes nesh dhe klubit, absolutisht jo, raportet me Zorc dhe drejtuesit e tjerë janë ende të mira”, ka thënë Mino Raiola./Telegrafi/