Telegrafi

Ministrja e Shëndetësisë në Sri Lanka që promovoi përdorimin e shurupit për parandalimin e COVID-19, rezulton pozitive me virusin vdekjeprurës

Ministrja e Shëndetësisë në Sri Lankas, Pavithra Wanniarachchi e cila propozoi shurupin bimor për të parandaluar coronavirusin ka rezultuar pozitiv me virusin të premten.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ajo kishte promovuar një shurup i prodhuar nga një mjek popullor, i cili kishte pohuar se ilaçi mund të kishte efekt afatgjatë kundër virusit.

Sri Lanka ka regjistruar deri më tani 56 mijë raste nga coronavirusi si dhe 276 viktima që nga fillimi i pandemisë, duke raportuar kështu rritje të rasteve muajve të fundit.

Wanniarachchi kishte konsumuar shurupin publikisht dhe e propozoi atë si një mënyrë për të ndaluar përhapjen e virusit.

Mjeku popullor që shpiku shurupin, që përmban mjaltë dhe arrëmyshk, tha që receta iu dha atij në një ëndërr vizionare.

Në anën tjetër, mjekët në vend kanë hedhur poshtë pretendimet për funksionimin e këtij shurupi bimor, mirëpo, mijëra qytetarët kanë udhëtuar në një fshat për ta marrë atë. /Telegrafi/