Ministrit të Financave në qeverinë e Serbisë, Sinisha Malli, i është marrë titulli i doktor shkencës.
Senati i Universitetit në Beograd njëzëri ka votuar pro marrjes së titullit, për shkak të plagjiaturës së doktoratës së ministrit të Financave, transmeton Telegrafi.
Këshilli për etikë profesionale e Universitetit të Beogradit, më herët pretendonte se bëhet fjalë për plagjiat, ku bazuar në këtë Senati mori vendimin përfundimtar – pra marrjen e titullit doktor shkence.
“Senati dhe Universiteti nuk kanë për qëllim që të merren me doktoratën e Sinisha Mallit, dhe do të merret me atë vetëm nëse na obligon ndonjë vendim i gjykatës”, tha pas mbledhjes së mbajtur rektori Vlladan Gjokiq. /Telegrafi/