Site icon Telegrafi

Ministria ruse e Shëndetësisë ua ndalon mjekëve të bëjnë deklarata publike për COVID-19

Ministria ruse e Shëndetësisë u ka dërguar një urdhër mjekëve dhe institucioneve mjekësore, duke u kërkuar atyre të koordinojnë çdo koment publik mbi pandeminë COVID-19.

Në letrën e siguruar nga Meduza, thuhet se, çdo koment lidhur me gjendjen e pandemisë, duhet të koordinohet me Zyrën e Shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë e Federatës Ruse informon drejtuesit e institucioneve dhe specialistët e jashtëm të institucionit se, çdo koment dhe informacion publik mbi temën e pandemisë së COVID-19 duhet të koordinohen verbalisht, me e-mail ose me telefon”, thuhet ne letër.

Një punonjës shëndetësorë në Rusi ka zbuluar pasojat e pandemisë që është përhapur në masë të madhe në vend, duke filmuar kufomat e mbështjella në morg.

https://www.youtube.com/watch?v=zsqqgPuxZ9M

“Kufoma kudo, kufoma”, dëgjohet duke thënë ky burrë derisa ecte në korridorin e hapësirës ku futen kufomat.

Videoja është filmuar në qytetin siberian Novokuznetsk, rreth 480 kilometra nga kufiri me Kazakistanin, në kohën kur Rusia po ballafaqohet me një valë tjetër të COVID-19, pavarësisht se tërë kohën Kremlini pretendon se ka zbuluar vaksinën kundër COVID-19 dhe thotë se ka filluar të japë efektet e para “pozitive”. /KP/

Exit mobile version