Site icon Telegrafi

Ministri i transportit në Tajvan ofron të japë dorëheqje, pas përplasjes së trenit ku humbën jetën 51 persona

Ministri i transportit në Tajvan, Lin Chia-lung, ka kërkuar të japë dorëheqje, pas përplasjes të trenit të premten, ku humbën jetën të paktën 51 persona dhe u lënduan disa të tjerë, njofton agjencia qendrore e lajmeve në vend (CNA).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Lin e ofroi dorëheqjen e tij verbale në një telefonatë të dielën me kryeministrin e Tajvanit, Su Tseng-chang, duke thënë se ai dëshironte të dorëhiqej dhe të merrte përgjegjësinë për aksidentin.

Zëdhënësi i kabinetit, Lo Ping-cheng, tha se kryeministri tajvanez, e përgëzoi Lin për interesimin e tij për përgjegjësi, por nuk pranoi të diskutojë dorëheqjen.

Lexo po ashtu Treni doli nga shinat brenda një tuneli në Tajvan – 34 persona ndërruan jetë dhe 72 të tjerë mbetën të bllokuar

Treni me pasagjerë po transportonte 490 persona në rajonin e Taitung të premten, kur doli nga shinat në një tunel në Tajvanin lindor – të paktën 200 persona pësuan lëndime. /Telegrafi/

Exit mobile version