Vincenzo Spadafora ka thënë se stërvitjet e skuadrave nga Serie A mund të rikthehen më 4 maj.
Ligat italiane janë të suspenduar shkaku i coronavirusit që ka prekur vendin nga fundi i muajit shkurt, derisa gjendja ka filluar të përmirësohet.
Ministri i sportit italian ka thënë se ata po bëjnë çmos që të rikthejnë ligat në aksion sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Këshilli i Lega Serie A që u mblodh sot njëzëri konfirmoi qëllimin e tij për të përfunduar sezonin 2019/2020, nëse qeveria lejon që ajo të zhvillohet në përputhje të plotë me rregullat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë”, ka thënë Spadafora.
“Rifillimi i aktivitetit sportiv, në të ashtuquajturën Faza 2, do të zhvillohet në përputhje me rregulloret e përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, me vendimet e FIGC, si dhe në përputhje me protokollet mjekësore për mbrojtjen e futbollistëve dhe të gjithë profesionistët”, ka shtuar më tej ai.
Mediat italiane raportojnë se shtatë klube, përfshirë Torino dhe Sampdoria, janë kundër rifillimit të sezonit, por Lega Serie A lëshoi një deklaratë të hënën. /Telegrafi/