Ministri i sportit Vincenzo Spadafora ka paralajmëruar se nuk është e sigurt nëse sezoni i Serie A do të vazhdojë edhe pas lejimit të stërvitjeve grupore më 18 maj.
Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë në konferencë për media se faza e dytë e coronavirusit ka filluar dhe masat do të lirohen më 4 maj.
“Ne do të vazhdojmë me stërvitje ekipore më 18 maj, por vetëm nëse gjërat shkojnë në rrugën e duhur dhe është e sigurt për të bërë një gjë të tillë”, ka thënë Spadafora.
“Nuk është e sigurt se ky sezon mund të vazhdojë dhe nëse Serie A mund të rikthehet më 2 qershor në aksion, por që nuk dua t’i penalizoj gjërat”.
“Jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, mirëpo duet shikuar të gjitha protokollet dhe nuk duhet të nxitohemi në hapat tonë”, ka shtuar më tej ai.
Mbetet të shihet se deri më 18 maj a do të përmirësohet gjendja në Itali, apo do të jenë masat më izoluese. /Telegrafi/