Site icon Telegrafi

Ministri i Sportit në Itali, Spadafora: Kupa e Italisë me 13 qershor, Serie A me 20 qershor

Cristiano Ronaldo e Alessio Romagnoli (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Tani është zyrtare dhe futbolli në Itali do të nis me gjysmëfinalet e Kupës së Italisë që do të zhvillohen nga 13 qershori, ndërsa Seria A mund të rifillojë nga fundjava e 20 qershorit, ka konfirmuar Ministri për Sport në Itali, Vincenzo Spadafora.

“Ishte një takim shumë i dobishëm dhe, siç e thamë që nga fillimi, futbolli do të rifillonte kur të kishim kushte për të siguruar siguri dhe protokolle të qarta”.

“Italia po kthehet në këmbë dhe ka të drejtë edhe futbolli të bëjë të njëjtën gjë”.

“CTS u pajtua me protokollin mjekësor, por konfirmoi domosdoshmërinë absolute për një periudhë karantine nëse një lojtar do të testohej pozitiv”.

“FIGC gjithashtu më siguroi që Plani B (play-off dhe play-out) dhe Plani C (duke përdorur tabelën ekzistuese) mund të miratohet në rast pezullimi. Nuk më takon mua si Ministër të vendos, pasi kjo do të bëhet nga FIGC”.

Giorgio Chiellini (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Sot mund të themi se sezoni mund të rifillojë nga 20 qershori”, ka thënë ai

Ai tutje shtoi se ndeshjet kthyese të Kupës së Italisë do të zhvillohen më 13 qershor. Ndeshjet e para gjysmëfinale u mbyllën: Inter 0-1 Napoli dhe Milan 1-1 Juventus. /Telegrafi/

Exit mobile version