Site icon Telegrafi

Ministri Sefaj pret në takim Remzi Ejupin: Prishtina ka mbajtur gjallë frymën patriotike

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në një takim të parin e Prishtinës Remzi Ejupin.

Sefaj dhe Ejupi kanë folur për ecurinë e Prishtinës gjatë këtij stinori ku synimet e klubit kryeqytetas janë të shpallen kampionë të Kosovës.

Pas takimit ministri Sefaj ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook.

Kryetari i Prishtinës i ka dhuruar ministrit një fanellë si dhuratë si dhe një emblemë të klubit bardh e kaltër.

“Sot prita në një takim miqësor kryetarin e KF ‘Prishtina’, Remzi Ejupi. Si adhurues i klubit futbollistik ‘Prishtina’ mund të them se ky klub i madh sportiv, përveç që ka kënaqur dashamirët e futbollit me lojëra cilësore, në njërën ose mënyrën tjetër historikisht ka mbajtur gjallë frymën kombëtare”.

“Gjenerata e artë e FC Prishtina dikur dhe talentet e rinj që janë pjesë e këtij klubi sot, i shtojnë vlerat kryeqytetit tonë, Prishtinës”, ka shkruar ministri Sefaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version