Një ish-ministër meksikan i Sigurisë, i cili ishte sinonim i luftës kundër drogës në Meksikë, është shpallur fajtor për marrjen e miliona dollarëve nga karteli i drogës Sinaloa.
Ai mund të dënohet deri në 10 vjet burg, raporton televizioni publik britanik, bbc.
Genaro Garcia Luna, 54 vjeç, u arrestua në Teksas në vitin 2019, por asnjëherë nuk i pranoi akuzat.
Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-javor dhe tre ditë diskutimesh të jurisë në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Brooklyn, New York.
Prokurorët thanë se ish-ministri meksikan mori miliona dollarë prej anëtarët e kartelit. Garcia Luna është zyrtari më i lartë meksikan që është gjykuar ndonjëherë në SHBA.
Ai ishte kreu i sigurisë publike gjatë administrimit të presidentit, Felipe Calderon, midis viteve 2006 dhe 2012.
Para kësaj, nga viti 2001 deri në 2006, ai drejtoi Agjencinë Federale të Hetimit, e cila luftoi kundër bandave të drogës. /Telegrafi/