Site icon Telegrafi

Ministri Krasniqi: Sulmi ndaj Muhaxherit i papranueshëm, drejtësia të vihet në vend

Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi e ka quajtur të papranueshëm sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili sot në mëngjes është sulmuar nga dy persona.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se sulmi është akt i ulët dhe i papranueshëm.

“Sulmi ndaj Kryetarit Gazmend Muhaxheri, është akt i ulët dhe i papranueshëm. Drejtësia, duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe veprime të tilla nuk duhet të tolerohen”, tha ai.

Ndryshe, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe ndodhen në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version