Ministri i Jashtëm i Greqisë anuloi fazën e parë të vizitës në Libi vetëm pak çaste pasi zbarkoi në Tripoli.
Nikos Dendias ishte në një udhëtim teksa do të takonte administratën pro-perëndimore të Libisë në kryeqytet dhe administratën me bazë në lindje në qytetin e Bengazit.
Por ai nuk pranoi të zbriste nga aeroplani në Tripoli kur homologia e tij, Najla Mangoush, erdhi në aeroport për ta përshëndetur. Në vend të kësaj, Dendias fluturoi për në Bengazi, raporton euronews.
Mangoush nënshkroi marrëveshjen e diskutueshme turko-libiane të kërkimit të naftës dhe gazit në tetor – një veprim që Athina e kritikoi, duke pretenduar se qeveria e Tripolit nuk ishte e autorizuar për ta bërë këtë.
Dendias më herët ka kërkuar që të përshëndetet nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit të Libisë, Mohamed Younis Menfi dhe se askush tjetër nuk do të ishte i pranishëm në takim.
Ministria e Jashtme greke e cilësoi incidentin si shkelje të protokollit dhe kushteve të dakorduara për vizitën.
Në një deklaratë të shkurtër, Athina dënoi masën dhe premtoi të hakmerret “me masat e duhura diplomatike”. /Telegrafi/