Site icon Telegrafi

Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se përgjigja ndaj Iranit do të jetë ‘vdekjeprurëse, e saktë’

Përgjigja e Izraelit ndaj sulmeve të Iranit mbi territorin e Izraelit, do të jetë “vdekjeprurëse, precize dhe befasuese”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Duke folur gjatë një vizite në një njësi të inteligjencës së IDF-së, ai e quan sulmin me raketa iraniane javën e kaluar – i cili pa pothuajse 200 raketa balistike të lëshuara drejt Izraelit – “agresiv, por i pasaktë”, transmeton Telegrafi.

“Nuk është dëmtuar forca ajrore, funksionojnë të gjitha rrugët, ruhet kontinuiteti, nuk u dëmtua asnjë aeroplan, nuk u dëmtua asnjë ushtar, nuk u dëmtua asnjë civil”, shtoi Gallant.

“Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha befasues, [Irani] nuk do të kuptojë se çfarë ndodhi dhe si ndodhi, ata do të shohin rezultatet”, theksoi ndër tjera ministri izraelit.

Në anën tjetër, Irani vazhdimisht po kërcënon se do të hakmerren akoma më rëndë nëse Izraeli vendosë ta sulmojë Iranin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version