Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos në Ligën e Kampionëve është anuluar pasi rrugës për stadium afër autobusit të skuadrës gjermane kanë ndodhur tri shpërthime.
Nga shpërthimet është lënduar Marc Bartra, spanjolli është dërguar në spital, kurse lojtarët tjerë kanë shpëtuar lehtë.
Gazeta gjermane ‘Die Wel’ raporton se autobusi i Dortmundit është i pajisur me xhama të veçantë të cilët janë shumë të fortë dhe kjo ka penguar që shpërthimi mos të shkaktojë lëndime serioze te lojtarët.
Ndërkohë, ministri gjerman i drejtësisë, Heiko Mass, ka falënderuar BVB-në për mënyrën se si e kanë trajtuar situatën deri më tani duke shtuar:
“Ju kurrë nuk do të ecni vetë”, fjalë nga himni i tifozëve të Dortmundit. /Telegrafi/