Përbërësit:
– Një bukë baguette
– 200g proshutë
– 200g djathë
– Pastë domateje
– Erëza
Përgatitja:
– Prejeni bukën në gjysmë. Secila gjysmë do të jetë bazë për një picë të vogël
– Lyejeni secilën gjysmë me pastë domateje
– Proshutën e prerë vendoseni në bukë dhe ‘spërkateni’ me djathë të grirë dhe erëza
– Gatuajeni në 150 gradë celsius për 10 minuta. Ju bëftë mirë! /Telegrafi/