Skuadra nga Liga e dytë Minatori janë më aktiv se asnjëherë.
Ata kanë bërë të ditur që janë duke u bërë gati për sezonën e re pranverore, shkruan arbresh.info.
Shtabi teknik në krye me Faruk Statovcin dhe kryesia e re me kryetar Trashigim Zeneli kanë premtuar përforcime të reja në klub.
Synimi i klubit KF Minatori janë të inkuadrohen në Ligën e Parë.
Me këto organizime që po bëjnë ata po vërehet qartë që së shpejti mund të jenë pjesë edhe në Superligën e Kosovës brenda dy apo tri viteve.
Në foto mund të shihni edhe lojtarët e rinj që janë pjesë e KF Minatori: Edon Morina, Valon Hasani, Besian Harizi, Mentor Bytyqi, Mirand Buzaku, Ardian Kamberi.