Telegrafi

Mimoza Kusari-Lila dhe Ardian Gjini përplasen në “Duel D” të RTV Dukagjinit (Video)

Kandidatët për kryetar të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Ardian Gjini nga AAK, janë përplasur në debatin “Duel D” në RTV Dukagjini.

Përplasja ka filluar në momentin kur kanë folur rreth mbajtjes së dy pozitave.

Gjini i është drejtuar Kusari-Lilës se përse nuk ka dhënë dorëheqje prej deputetes e me qëndrua në komunë.

Përgjigjja e Kusari-Lilës ishte “Unë kam mbërri me u zgjedh deputete e ti nuk ke mbërri mu zgjedh deputet”.

Ata pastaj kanë diskutuar edhe për rregullimin e rrugëve në këtë komunë. /Telegrafi/