Sulmuesi gjilanas Mirlind Daku ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e klubit NS Muran.
Ish-sulmuesi i Ballkanit, ka shënuar golin e parë në ndeshjen derbi ndaj Olimpija Lubjanës.
Ndeshja u mbyll me fitoren e skuadrës së Dakut me rezultat 3-2.
Gooooool ⚽➡🥅
Derbi kroga #PrvaLigaTelemach⬜⬛@nsmura_ms 1⃣
⬜🟩@nkolimpija 0⃣🎥📺Prenos na ŠTV pic.twitter.com/O8op7JtzST
— Šport TV Slovenija (@SportTVSlovenia) March 10, 2022
Ky ishte golin i parë i 24 vjeçarit me fanellën e skuadrës sllovene, ku po luan si huazim nga Osijek.
Kampionati slloven mbettë i hapur, pasi Mura mban vendin e katërt me 40 pikë, nëntë më pak se lideri Maribor. Koper zë vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Olimpija ka 45 pikë. /Telegrafi/