Telegrafi

Milot Rashica zgjidhet lojtari më i mirë i muajit gusht te Norwich City

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica është zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit gusht te klubi anglez, Norwich City.

Liga Premier nisi në fillim të gushtit dhe gjatë atij muaji u zhvilluar gjithsej tri ndeshje.

Për Norwich Cityn nuk ishte një nisje pozitive, pasi pësoi humbje në tri ndeshjet e luajtura.

Lexo po ashtu Rashica tregon menjëherë aftësitë e tij, driblon magjishëm dhe trullos mbrojtësin grek të Liverpoolit

Megjithatë, për yllin e Kosovës, Milot Rashica, ky fillim i sezonit ka qenë deri diku pozitiv në aspektin individual.

Rashica është zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit gusht te Norwch City.

Norwich City ka postuar një video me sekuencat më të mira të paraqitjeve së Rashicës.

Më poshtë, faqja zyrtare e klubit anglez gjithashtu ka publikuar edhe statistikat nga tre ndeshjen e vushtrriasit në Ligën Premier.

Pasi u votua si më i miri, Rashica ka folur për faqen zyrtare ku ka thënë se ndihet shumë i lumtur edhe përkundër fillimit të vështirë.

“Jam shumë i lumtur dhe e vlerësoj shumë sepse nuk ka qenë një fillim i lehtë për ne, por ndeshje për ndeshje ne po rritemi së bashku si ekip”, ka thënë Rashica për faqen zyrtare të Norwichit. /Telegrafi/