Telegrafi

Milot Rashica zëvëndësues i Callejon te Napoli?

Skuadra italiane kërkon Milot Rashicën si zëvendësues të Jose Maria Callejon.

Napoli i ka vënë syrin reprezentuesit të Kosovës, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të Jose Maria Callejon që në përfundim të këtij stinori mund të largohet nga San Paolo.

20-vjeçari konsiderohet si pasuesi ideal i futbollistit spanjoll, i cili kërkohet nga skuadra të ndryshme jashtë Evropës.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Milot Rashica

Interesimi i Napolit për talentin shqiptar nuk është surprizë, pasi edhe gjatë vitit të kaluar është folur shumë për mundësinë e transferimit të tij në Serie A.

Afati kalimtar i verës mund të jetë momenti i duhur për një tjetër hap cilësor në karrierën e Rashicës, i cili në dy sezonet e fundit në Eredivisie ka realizuar 10 gola.