Site icon Telegrafi

Milot Rashica i shënon Borussia Dortmundit në DFB Pokal

Mesfushori sulmues nga Kosova, Milot Rashica e ka gjetur golin edhe në DFB Pokal.

Madje ai ka shënuar në portën e gjigantit gjerman, Borussi Dortmund.

Zhvillohej minuta e pestë e takimit, kur Max Kruse harkoi nga e djathta në zonë, ku më së miri u gjend Milot Rashica, i cili gjuajti bukur me të parë për 1-0.

Avantazh i madh për Werder Bremen në këtë përballje që luan si mysafirë dhe luhet vetëm me një ndeshje.

Rashica edhe në Bundesliga e ka gjetur golin dy herë.

Mesfushori i Përfaqësuese së Kosovës po luan si sulmues, ndërsa më shumë është preferuar në ndeshjet si mysafir këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version