Site icon Telegrafi

Milot Rashica shënoi një gol të bukur ndaj Brentfordit, por Iu anulua nga VAR

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ishtë afër që të shënonte golin e dytë me fanellën e Norwich Cityt në Ligën Premier, por pasi gjeti rrjetën, goli iu anulua pas rishikimit të VAR-it.

Norwich i Milot Rashicës ishte nikoqir e Brentford në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Goli i Rashicës erdhi në minutën e 67-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 3-0 në të mirë të mysafirëve.

Por pasi shënoi, VAR ishte ai që e anuloi golin, pasi një bashkëlojtar i Rashicës ishte në pozitë jashtë loje.

Këtu mund ta shikoni golin e shënuar nga Rashica.

Rashica ka shënuar vetëm një herë në Ligën Premier, dhe atë ndaj Liverpoolit. /Telegrafi

Exit mobile version