Site icon Telegrafi

Milot Rashica sërish në formacionin e javës në Bundesligë

Milot Rashica (Foto by Christof Koepsel/Getty Images/Guliver)

Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në ligat e mëdha evropiane me klubet e tyre.

Milot Rashica duket se e ka monopolizuar një vend në formacionin e javës të Bundesligës.

Futbollisti shqiptar i Werder Bremenit ka zënë sërish vend në 11-shen e javës pas shkëlqimit në xhiron e fundit në ligën elitare gjermane.

Një gol dhe një super asist ishte bilanci i reprezentuesit tonë në fitoren 3:1 ndaj Mainzit.

Rashica ndodhet në krahun e djathtë të mesfushës, kurse në 11-she janë edhe yjet tjerë si Da Costa, Guerrero e Poulsen.

Lojtari anësor deri më tani ka pasur 28 paraqitje për bardhegjelbërtit dhe ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version