Milot Rashica ka zbuluar se ai është rikthyer në stërvitje të Werder Bremeni.
Reprezentuesi i Kosovës pësoi lëndim në fillim të muajit dhjetor, derisa pritet të rikthehet në fushë në më fund të këtij muaji.
Klubi gjerman konfirmoi se Rashica ka pësuar një lëndim në tendin e kofshës dhe do të mbetet jashtë fushave për rreth dy muaj.
Por, ylli nga Vushtrria duket se e ka lënë pjesën e vështirë pas vetës dhe është rikthyer të stërvitë me bashkëlojtarët.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rashica ka publikuar dy foto nga seanca stërvitore. /Telegrafi/
This smile says it all. Back with the team! 😃💚 #MR7🚀 @werderbremen pic.twitter.com/xND95pQxsT
— Milotrashica (@milotrashica) January 5, 2021