Site icon Telegrafi

Milot Rashica rikthehet në fushë, luan 24 minuta në barazimin e Werderit

Freiburgu dhe Werder Bremeni janë përballur në kuadër të Bundesligës gjermane në “Scharzwald Stadion”, ndeshje që u mbyll baras 1-1.

Milot Rashica e nisi këtë ndeshje te Werder Bremeni nga banka rezervë, por që u inkuadrua në minutën e 66-të të ndeshjes.

Rashica tentoi t’i jap gjallëri sulmit të skuadrës së Florian Kohfeldt, por pa arritur ta gjejë rrugën e golit.

 

Futbollisti vushtrrias kthehet në fushë pas disa lëndimesh, ku shkaku i tyre mungoi edhe në ndeshjet e rëndësishme të Kosovës të muajit tetor.

Duket se Rashica tashmë e ka kaluar lëndimet dhe pritet që së shpejti të gjejë formën. /Telegrafi/

Exit mobile version