Norwich ka fituar si mysafir ndaj Watford me rezultat 3-0 si mysafir, ku Milot Rashica luajti gjithë ndeshjen dhe dhuroi një asistim.
Ndeshja ishte interesante sidomos në pjesën e dytë, ku kishte edhe gola, por u ndalën edhe dritat për disa momente në stadium.
Rastin e parë në ndeshje e kishin mysafirët, kur Milot Rashica gjuajti pas pasimit të Joshua Sergent, por pa suksese.
Goli i parë erdhi në minutën e 51-të kur Sargent shënoi një gol të bukur pas asistimit të Temmo Pukkit për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1484636327018643464
Në minutën e 61-të stadiumi mbeti pothuajse në terr, ku për dhjetë minuta ndeshja u ndërpre.
#Watford FC vs #Norwich City#Stop #Match pic.twitter.com/RNUSiBNH8A
— rageh_fakhry (@rageh_fakhry) January 21, 2022
Por Norwich nuk u ndal edhe pse ndeshja për disa minuta nuk u lujtë, ku Rashicën që ishte në formë të mirë, ku kaloi një mbrojtës, pastaj harkoi në zonë dhe gjeti Sergent që me kokë shënoi për 2-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1484640762302193666
Krejt në fund u shënua edhe goli i tretë me Juraj Kucka që shënoi autogol për 3-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1484646608964919296
Tani Norwich largohet nga zona e rënies me 16 pikë, duke lënë pas Watfordin, Newcastle dhe Bunrley. /Telegrafi/