Telegrafi

Milot Rashica nuk ndalet, shënon super gol në Kupën e Gjermanisë

Talenti i madh shqiptar, Milot Rashica, po vazhdon me formën e shkëlqyeshme te Werder Bremen.

Pas golit të shënuar në fundjavë ndaj Bayer Leverkusen, ai edhe në mesjavë ka arritur ta gjejë golin.

Vushtrriasi ka shënuar në ndeshjen e Kupës, apo siç njihet ndryshe DFB Pokal ndaj Heidenheim.

Rashica e hapi ndeshjen që në minutën e 6-të me një gol shumë të bukur.

Pas tij shënoi edhe Leonardo Bittencourt në minutën e 12-të për 2-0.

Rashica me golat dhe paraqitjet po dërgon sinjal të qartë tek klube e mëdha. /Telegrafi/