Site icon Telegrafi

Milot Rashica: I lumtur të shënoj në rikthimin tim

Milot Rashica është rikthyer me gol te Werder Bremeni pasi ka disa muaj që ka qëndruar i lënduar.

Lojtari i Kosovës shënoi golin e parë në minutën e shtatë në barazimin 2-2 me Borussia Dortmundin në javën e gjashtë në Bundesligë.

Rashica është shprehur tejet i lumtur me rikthimin te skuadrës gjermane, sidomos me golin e shënuar.

Lexo po ashtu Milot Rashica rikthehet nga lëndimi me gol fantastik te Werder Bremeni

“Një shpirt i madh i skuadrës! I lumtur të shënoj në rikthimin tim”, ka shkruar Rashica në llogarinë e tij në Twitter.

Anësori kosovar do të jetë edhe pak ditë në aksion për Përfaqësuesen e Kosovës pasi më 10 tetor do të jetë miqësorja me Gjibraltarin dhe më 14 tetor ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 ndaj Malit të Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version