Site icon Telegrafi

Milot Rashica i lumtur me golin e shënuar te Werder Bremeni

Werder Bremeni e ka mposhtur 3-1 Hannoverin në kuadër të miqësoreve që po zhvillohen.

Bundesliga është në pushim dhe skuadrat kanë dashur të aktivizohen para se të fillojë pjesa e dytë e sezonit.

Werder Bremeni fitoi me golat e shënuara nga Joshua Sargent (32’/43’) dhe Milot Rashica (59’), derisa golin e vetëm për Hannoverin e shënoi Edgar Prib.

Lexo po ashtu Viti i ri, Rashica i vjetër – Sulmuesi i Kosovës e nis vitin me gol të bukur nga distanca

Ylli vushtrrias është shprehur shumë i lumtur me golin e shënuar, derisa po tregon formë të lartë te skuadra gjermane.

“Të suksesshëm në ndeshjen e fundit para rikthimit të Bundesliga në javën e ardhshme”, ka shkruar Rashica në llogarinë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version