Telegrafi

Milot Rashica luan 87 minuta për Norwichin pa lënë shenjë, pëson humbje nga Watford

Milot Rashica me Norwichin, nuk po sheh ditë të bardha edhe pas javës së pestë në Ligën Premier, duke pësuar sërish humbje.

Rashica u paraqit nga minuta e parë, por nuk iu shkoi me Watfordin të cilët fituan në fund me rezultat 3-1.

Për Norwichin shënoi futbollisti Pukki (35′) dhe për Watfordin, Dennis (17′) dhe Sarr (63′ e 83′).

Rashica ka luajtur sot 87 minuta dhe ende nuk po e gjen as golin e parë të tij personal.

Ai kishte një rast të mirë në pjesën e dytë, por goditja e tij u ndal nga Ben Foster.

Norëich është në fund të tabelës pa pikë. /Telegrafi/