Milot Rashica është lojtari më i shpejtë te Werder Bremeni deri më tani në këtë sezon
Lojtari 23-vjeçar përveç formës së mirë që po tregon te skuadra gjermane, ka arritur po ashtu të jetë edhe lojtari i tyre më i shpejtë në fushë.
Ylli vushtrrias ka arritur një shpejtësi prej 34.6 km/h në një takim të skuadrës gjermane, e që e ka bërë atë më të shpejtin nga bashkëlojtarët e tij.
Ndërsa futbollisti më i shpejtë në Bundesligë këtë sezon është Kingsley Coman (35.7 km/h).
Rashica ditë më parë shënoi një gol të bukur ndaj Bayer Leverkusenit, e që tashmë ka marrë nofkën ‘Raketa’ te Werder Bremeni. /Telegrafi/