Telegrafi

Milot Rashica humbet penalltinë, por Werder Bremen merr një fitore të madhe në udhëtim te Paderborni

Werder Bremen (Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images/Guliver)

Werder Bremen ka marrë një fitore të madhe 1-5 në udhëtim te Paderborni në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.

Ekipi i Milot Rashicës ka fituar tri pikë shumë të vlefshme në luftën për mbijetesë në kampionatin elitar gjerman.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët shënuan tri gola, ndërsa humbën edhe një penallti në minutën e 18-të me Rashicës që dështoi nga pika e bardhë.

Davy Klassen shënoi në minutën e 20-të për 0-1, Yuya Osako në minutën e 34-të shënoi për 0-2.

Holandezi Klassen shënoi golin e dytë personal dhe për 0-3 në minutën e 39-të dhe dërgoi ekipin e tij të qetë në pushim.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më të mirë dhe më kërkues, por Werderi arriti thellojë edhe më shumë rezultatin dhe të sigurojë fitoren.

Maximilian Eggestein (60’) shënoi për 0-4, Abdelhamid Sabiri (66′) ngushtoi epërsinë në 1-4, ndërsa Niclas Fullkrug (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 1-5.

Pas kësaj fitore, Werderi e sheh veten në vendin e 17-të me 28 pikë, po aq sa ka Dusseldorfi në pozitën e barazhit, ndërsa Paderborni zë vendin e 18-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bremeni luan në shtëpi ndaj Bayern Munichut, teksa Paderborni udhëton te Union Berlini. /Telegrafi/