Site icon Telegrafi

Milot Rashica dhuron një asistim të bukur për golin e Klaassenit ndaj Hertha Berlinit

Foto: SV Werder Bremen EN/Twitter

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka bërë një asistim të mirë në takimin e Werder Bremenit në udhëtim te Hertha Berlini.

Werderi ka udhëtuar drejt Berlinit për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesliga.

Udhëtimi i tyre ka rezultuar i frytshëm në një ndeshje kaq vendimtare në luftën për mbijetesë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Milot Rashicës

Kjo pasi Werderi ka arritur t’i shënoj dy gola për vetëm gjashtë minuta, duke krijuar epërsi prej 0-2.

Goli i parë erdhi në minutën e tretë nga Joshua Sargent, i cili shënoi për 0-1, ndërsa në minutën e gjashtë shënoi Davy Klaassen për dyfishimin e epërsisë.

Tek goli i dytë i shënuar nga mesfushori holandez, asistues ishte ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica arriti të bëjë një pranim të mirë të topit në fundoren e krahut të majtë, ndërsa më pas bëri një asistim të bukur dhe shumë të saktë për golin e Klassenit.

Ky ishte asistimi i katërt për sulmuesin vushtrrias këtë sezon në Bundesliga, ndërsa ka të shënuara edhe shtatë gola. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=e0MerzqYyJ4

Exit mobile version