Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, është pensionuar nga detyra e tij si reprezentues i Anglisë.
30 vjeçari i cili debutoi në kombëtare në vitin 2009, vendosi t’i japë fund karrierës së tij pas Euro 2016.
Milner thotë se këtë vendim e bëri pasi bisedave të tij me selektorin e ri Sam Allardyce.
Allardyce pritet të bazojë kombëtaren e Anglisë në lojtarë të rinj të talentuar, teksa ka falënderuar Milnerin për kontributin e tij në fanellën e Tri Luanëve. /Telegrafi/