Politikani serb i Republikës Srpska, Millorad Dodik votoi në Banja Llukë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Serbi.
Megjithatë, Dodik këtë nuk e bëri në kabinën e rezervuar për votim, por në tavolinë përballë ekipeve të shumta të gazetarëve që patën rastin edhe ta filmonin sesi votoi.
Dodik votoi në Konsullatën e Përgjithshme të Serbisë në Banja Llukë, transmeton Telegrafi.
Kamerat regjistruan momentin kur ai merr fletvotimin dhe nuk futet në hapësirën e rezervuar për votim, ku edhe ka mundur ta bëjë një gjë të tillë siç edhe parashihet me ligj – votim i fshehtë.
Në vend të kësaj, ai e vendosi fletvotimin e tij në tavolinë para shumë vëzhguesve dhe ekipeve të shumta të gazetarëve, që mund ta shihnin se çfarë kishte rrethuar.
Ai madje tërë kohën mban të hapur fletvotimin e jo të palosur, sa që shihet qartë se për këtë voton. /Telegrafi/
Predsjednik Republike Srpske Milorad Dodik, glasao je u Generalnom konzulatu Srbije. Nije ulazio na za to predviđeno glasačko mjesto, već je glasao javno pred novinarima. @DW_Srpski pic.twitter.com/4U3SHVcald
— Dragan Maksimović (@knespoljac) December 17, 2023