Telegrafi

Miliona përdoruesve u vidhen të dhënat në Korenë e Jugut

Adresat e Cyworld dhe portalit Nate, të dyja në pronësi të SK Telecom, akuzohen se kanë vjedhur numra telefoni, adresat e postës elektronike së bashku me fjalëkalimin, të dhëna personale dhe informacione të tjera të kriptuara.

Pas një hetimi Komisioni Korean i Komunikimit vërtetoi se vjedhjet janë kryer nga kompiutera që në rrjet ishin regjistruar me IP kineze. Sulmet e piratëve të kompiuterave kanë qënë të shpeshta kohët e fundit në Kore. Pak kohë më parë kompanisë Hunday i’u vodhën të dhënat e të paktën 1.8 milionë klientëve. /Telegrafi/