Telegrafi

Miliona fëmijë të varur nga Facebook

Më saktë, rreth 970.000 fëmijë janë të rregullt në faqe, dhe Facebook-un e kanë bërë një pjesë integrale të jetës së tyre të përditshme, raporton gazeta angleze The Sun.

Të paktën 46 për qind e tyre thonë se ata përdorin Facebook herë pas here. Raporti i analizuar nga Mintel tregon se përdorimi i përditshëm i Facebook është më i zakonshëm në mesin e vajzave të moshës 10 deri në 12 – pasi që 54 për qind e tyre qasen në rrjetin më të madh social në botë.

Rrjetet tjera më të njohura sociale janë Twitter dhe Club Penguin, por frekuenca e vizitave është shumë më e ulët, me më pak se 10 përqind.

Ekspertët thonë se presioni i moshatarëvve është ‘motivimi kryesor’ për përdorimin e një rrjeti të veçantë shoqëror.

Gati dy të tretat e fëmijëve prej 7 deri në 12-vjeç e përdorin një rrjet social, vetëm sepse edhe miqtë e tyre bëjnë një gjë të tillë. / Telegrafi /