Site icon Telegrafi

Milik, ndan njëzetmijë euro për operimin e bashkëlojtarit të kombëtares

Arkadiusz Milik ka bërë një vepër që duhet të duartrokitet prej futbolldashëve.

Futbollisti i Napolit, Milik ka ndihmuar me para bashkëkombësin e tij, Konrad Nowak.

Ky i fundit nuk ka mundur të mbulojë shpenzimet e lëndimit në gju dhe me këtë rast, sulmuesi napolitan e ka ndihmuar me 20 mijë euro.

Sipas Sportowe Fakty në Poloni, Milik dëgjoi se 22-vjeçari i Gornik Zabrze, Nowak, kishte një dëmtim të ngjashëm me të tijin dhe nuk mund të përballonte punën me specialistin nga Roma, Mariani.

Konrad Nowak

Kujtojmë se Milik është shumë i njohur me problemet e gjurit, pasi e ka dëmtuar atë në tetor të vitit 2016 ndërsa sërish e ka lënduar një vit më vonë.

Sulmuesi i Napolit iu nënshtrua të dy operacioneve në klinikën e famshme Villa Stuart në Romë, ku do të trajtohet edhe Nowak.

Ndryshe, 23ivjeçar është transferuar nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar ndërsa ka shënuar gjashtë gola në njëzet paraqitje në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version