Site icon Telegrafi

“Milik ka befasuar mjekët e Napolit me shërimin e shpejtë”

Lëndimi i Arkadiusz Milik shokoi të gjithë tifozët e futbollit, posaçërisht ata të Napolit pasi lojtari ishte duke kaluar në një formë të mirë te klubi italian.

Por, agjenti i lojtarit David Pantak ka zbuluar për mikrofonat e Polsat Sport, se klienti i tij ka befasuar të gjithë me procesin e shpejtë të shërimit dhe do të kthehet për pjesën e dytë të sezonit në Serie A.

Lexo po ashtu Milik flet pas lëndimit të rëndë

“Nuk dua të bëj parashikime pasi kjo nuk është garë ndaj kohës. Duhet të jemi të qetë, ai ka filluar të shërohet”.

“Tashmë ka filluar të bëjë stërvitjet e para, gjërat po shkojnë aq shpejtë sa që edhe mjekët fantastik të Napolit janë habitur me procesin e shpejtë të rimëkëmbjes së tij”.

“Nuk dua të bëjë parashikime pozitive, por besoj që Arek mund të jetë në fushë me 15 janar”, ka thënë Pantak. /Telegrafi/

Exit mobile version