Telegrafi

Milevski fton tetë lojtarë shqiptarë për ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Anglisë

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka bërë të ditur emrat të cilët i llogaritë për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Anglisë të vlefshme për eliminatoret e “Euro 2024”.

Në listën e Milesvskit janë përfshirë tetë shqiptarë. Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtullai, Enis Bardhi, Arijan Ademi, Agon Elezi, Sefer Emini dhe Valon Ethemi janë ftuar për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.

Maqedonia e Veriut është në grupin C bashkë me Anglinë, Italinë, Ukrainën dhe Maltën.

Maqedonia e Veriut ka fituar ndeshjen e parë. Anglia nga dy ndeshje ka gjashtë pikë, kurse Italia i ka tri pikë. Edhe Italia ka luajtur dy ndeshje. Ukraina dhe Malta janë pa pikë./Telegrafi/