Telegrafi

 Milani po mendon ta blindojë Bonaventuran

(Foto: Getty Images)

Milani dëshiron t’i ofrojë kontratë të re Giacomo Bonaveturas.

Mesfushori italian ka vuajtur së fundi nga disa lëndime, por tani është rikthyer në formacionin bazë.

Calciomercato raporton se Rossonerët duan që ta blindojnë Bonaveturan, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Lexo po ashtu Milani afër rinovimit me Bonaventuran

30-vjeçari është në mesin e lojtarëve kyç të skuadrës italiane dhe këta të fundit nuk e duan largimin e tij.

Bonaventura është nën menaxhimin e Mino Raiolas dhe agjenti dëshiron që me marrëveshjen e re edhe paga e tij të rritet. /Telegrafi/