Milani ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj Juventusit me rezultat 4-2, duke bërë një rikthim të jashtëzakonshëm nga dy gola në disavantazh.
Pjesa e parë solli pak raste dhe për rrjedhojë asnjë gol, ndërsa e dyta i solli të gjitha golat.
Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Juventusin, ku Adrien Rabiot shënoi në minutën e 47-të, një gol shumë të bukur, pasi mori një top në mesin e fushës së tij, kaloi disa lojtarë dhe me një goditje të fortë shënoi për 1-0.
What a goal Rabiot pic.twitter.com/n8b3WJuZXs
— McDrip (@itsEmmelex) July 7, 2020
Cristiano Ronaldo ka ngritur epërsinë e Juventusit në 2-0.
Juan Cuadrado dërgoi një top të gjatë drejt zonës së Milanit, ku e gjeti Ronaldon, i cili i vetëm me Donnaruman shënoi për 2-0. Ky ishte goli i 26-të i Ronaldo në këtë kampionat.
Cristiano Ronaldo yet again. 26 goals now in the Serie A. Machine pic.twitter.com/XhJcfcayXK
— Carlo? (@losblancocarlo) July 7, 2020
Por Milani nuk u dorëzua dhe arriti të shënojë tri herë brenda pesë minutave.
Fillimisht Ibrahimovic shënoi për 2-1 nga penalltia, për të hapur ndeshjen, pasi Leonardo Bonucci luajti me dorë në zonë.
Ibrahimovic’s goal (goal of the season) pic.twitter.com/SC5zOauiOe
— ?SS (@semo33x) July 7, 2020
Pas tij ishte Franck Kessie që shënoi për 2-2, pas një përgjumje në mbrojtjen e Juventusit dhe disa pasimeve radhazi të Milanit afër zonës.
Kessie’s goal (assist of the season Ibra)pic.twitter.com/yZl7k2WD1X
— ?SS (@semo33x) July 7, 2020
Se mbrojtja e Juventusit nuk ishte në element e tregon edhe goli i tretë i shënuar një minutë më pas nga Leao, ku nuk u markua mirë nga Daniele Rugani (3-2).
Leao goal (Ibrahimovic’s effect) pic.twitter.com/VATI9OKLOH
— ?SS (@semo33x) July 7, 2020
Për t’i dhënë fund natës së keqe të Juventusit u përkujdes Ante Rebic (80’) që mori një top nga Giacomo Bonaventura dhe me të parën goditi në portë (4-2).
Rebic’s golazo, what a season???pic.twitter.com/7r8qUnPXoW
— ???✵ (@ModricEle) July 7, 2020
Juventusi edhe pas kësaj humbjeje mbetet lider më 75 pikë, shtatë më shumë se Lazio që është e dyta.
/Telegrafi/