Telegrafi

Milani i kërkon Interit Icardin, Perisicin dhe Brozovicin për Suson  

Perisic - Suso (Getty Images)

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka thënë se Suso mund të shkojë te Inter, por ata duhet të iu japin Mauro Icardin, Ivan Perisicin dhe Marcelo Brozovicin së bashku.

Raportet e para dolën mbrëmë se Nerazzurrët shpresonin të tërhiqnin një lëvizje të bujshme te rivalët e qytetit për sulmuesin anësor spanjoll.

Kjo pasi mendohet se Susos ka një klauzolë lirimi e cila mendohet të jetë rreth 40 milionë euro.

Lexo po ashtu Interi në negociata për Suson

Interi u takua me agjentin e tij, Alessandro Lucci, por duket se rivalët e tyre të qytetit kanë mbyllur derën për ndonjë marrëveshje.

Icardi, Santon dhe Brozovic duke festuar një gol të Perisicit (Getty Images)

“Mirë, le të bëjmë marrëveshjen me Interin për Suson”, citohet të ketë thënë fillimisht Mirabelli për SportMediaset.

“Por, ata duhet të na japin së bashku Icardin, Perisicin dhe Brozovicin”, përfundoi drejtori sportiv i Milanit.

Lexo po ashtu Gattuso: Milani do të nënshkruaj me një mesfushor dhe një alternativë të Susos

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së të mërkurës u përfol se Interi është gati të ofrojë mesfushorin italian, Antonio Candreva, si pjesë të marrëveshjes.

Në anën tjetër, sipas mediave italiane, Jose Callejon është identifikuar nga Milani si zëvendësues i Susos, lojtar i cili është gati të largohet nga Napoli pas largimit të Maurizio Sarrit. /Telegrafi/