Milan ka afruar deri më tani shtatë lojtarë të rinj dhe është pranë nënshkrimit me lojtarin e tetë.
Lucas Biglia i Lazios me shumë mundësi do të jetë transferimi i ardhshëm i kuqezinjve të cilët deri më tani mund të quhen “mbretërit” e këtij afati kalimtar.
Por përveç afrimeve, Milani njëkohësisht po punon edhe për shitjet, transmeton Telegrafi.
M’Baye Niang duket se do të kalojë në Torino, ndërsa Andrea Bertolacci është drejt një rikthimi te Genoa.
Mattia De Sciglio mbetet një emër i rëndësishëm për Juventusin, por ende nuk ka diçka konkrete. Carlos Bacca pritet të zyrtarizohet te Marseille. /Telegrafi/