Site icon Telegrafi

Milan-Fiorentina: Rossonerët nuk janë favoritë

Me përforcimet që Milani ka bërë dhe do të bëjë deri në përfundim të afatit kalimtar, është e sigurt që kuqezinjtë do të kenë një sezon të madh, por historia tregon se në ndeshjen e parë kur Milani është takuar me Fiorentinan, ekipi nga qyteti i modës gjithmonë e ka pasur vështirë për të marrë rezultat pozitiv.

Milani ka fituar vetëm një nga katër takimet e tyre kundër Violas në ndeshjen hapëse të Serie A, ndërsa ka barazuar dy herë dhe ka humbur një herë.

Gjithsesi, deri në fund të sezonit ka shumë ndeshje dhe një humbje apo barazim kundër Fiorentinas nuk do të ishte tregues i rëndësishëm për sezonin që Milani pritet ta ketë këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version